RMV, EMV paralajmëroi vazhdim të sezonit të ngrohjes deri më 30 prill
SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” (EMV) paralajmëroi vazhdim të ysezonit të ngrohjes deri në fund të muajit në qoftë se parashikimet e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike (DPHM) tregojnë se temperatura e mesme e ajrit është e barabartë ose më e ulët se 12 gradë Celsius, njofton Portalb.
Sezoni i ngrohjes përfundoi para dy ditësh, më 15 prill, por nga EMV paralajmërojnë vazhdim të saj më së voni deri më 30 prill.
“EMV energjetikë vazhdon me furnizim të energjisë së ngrohjes edhe krahas përfundimit zyrtar të sezonit të ngrohjes. Në pajtueshmëri të rregullave për furnizim me energji të ngrohjes të sjella nga ana e KRRE-së, furnizimi mund të kryhet edhe pas 15 prillit, kur temperatura e mesme e parashikuar është më e ulët se 12 gradë, por jo edhe pas 30 prillit”, thonë nga “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”.
Nga kompania shtojnë se në ditët e festave, por edhe gjatë ditëve tjera, EMV do të realizojë furnizim me energji ngrohëse në pajtueshmëri të temperaturave të jashtme.
Në periudhën që pason, EMV paralajmëron edhe se do të bëjë shlyerjen e llogarive për muajt maj, qershor dhe korrik sipas sasisë së dorëzuar të energjisë termike gjatë sezonit të ngrohjes, gjegjësisht, siç thonë nga atje, do të bëhet një shlyerje midis energjisë termike të harxhuar reale.
“Shuma e faturave të shlyerjes është e ndryshme për çdo konsumator dhe varet nga karakteristikat dhe efikasiteti energjetik i objektit dhe, gjithsesi, nga sasia e energjisë termike të dorëzuar në përputhje me kushtet e jashtme të motit”, shtojnë nga EMV.