RMV, EShR: Nuk ka gjurmë se si janë faturuar shërbimet për ekzaminim në shëndetësinë publike me vlerë 1.8 milionë euro

Institucionet shëndetësore publike kanë treguar 25.632 shërbime të kryera më shumë se të dhënat në Termini im për të cilat nuk ka asnjë gjurmë nëse është shkruar raport, i cili ndikon në realizimin e të drejtave të pacientëve dhe cilësinë e shërbimeve të kryera, sipas auditimit të Entit Shtetëror për Revizion (EShR) me temën “Përdorimi i shërbimeve shëndetësore për diagnostikimin radiologjik me rezonancë magnetike” me qëllim të t’i jepet përgjigje pyetjes “A janë të disponueshme për të siguruarit shërbimet shëndetësore në kohë dhe cilësore për diagnostikimin radiologjik me rezonancë magnetike-MR?” në periudhës 2019-2022, transmeton Portalb.mk.

Njëkohësisht, nga institucionet shëndetësore publiek (IShP) dhe në sistemin Termini im, tregohen 17.503 shërbime të kryera, më shumë se pakot e faturuara në Fondin e Shëndetësisë, për të cilat nuk ka asnjë gjurmë nëse dhe në çfarë mënyre është bërë faturimi për shërbimet në vlera prej rreth 1,8 milionë euro (114,645 mijë denarë), ndërsa të ardhurat e mundshme të humbura të ISHP-së në bazë të pjesëmarrjes së pacientëve janë së paku 198,847 euro (12,252 mijë denarë).

Institucioni thotë se në mungesë të kontrolleve efikase, këto mospërputhje nuk konstatohen nga institucionet publike shëndetësore si dhe nga Fondi dhe më të theksuara janë në Institutin e Radiologjisë, Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit (SPQ) “8 Shtatori”, Spitalin klinik të Manastirit, Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit dhe Shtëpia e shëndetit Shkup.

“Të dhënat e ofruara nga Fondi për shërbimet e faturuara janë të paplota, llogaritjet për shërbimet e kryera përgatiten në një softuer të brendshëm të posaçëm të ISHP-së që nuk është i lidhur me Termi im, për çka nuk është i mundur kontrolli sistemor, ndërsa kontrollet mujore që i kryen Fondi, sipas Udhëzimit të miratuar, kanë të bëjnë vetëm me atë nëse ka një referencë të bashkangjitur përllogaritjes, por jo edhe nëse është hartuar raport për shërbimin e kryer. Shërbimet e kryera si aktivitet shtesë nuk planifikohen nëpërmjet listës elektronike dhe nuk regjistrohen në Terminin tim. Çmimet për këto shërbime janë 47 për qind më të larta se çmimet për shërbimet e kryera për të huajt dhe nuk paraqiten raporte me shkrim nga punonjësit shëndetësorë pranë institucionit për kryerjen e këtyre shërbimeve”, thuhet ndër të tjera në raport.

Sipas të dhënave të marra nga Termi im, në periudhën nga viti 2019 deri në maj 2023 janë regjistruar gjithsej 92.533 ekzaminime, ku përfshihen ekzaminimet e kryera me raport të lëshuar dhe ekzaminimet për të cilat nuk është lëshuar raport, në kohë të rregullt dhe pa termin. Sipas të dhënave nga Termi Im, nuk është lëshuar raport për 12 për qind të numrit të përgjithshëm të ekzaminimeve të kryera, nga të cilat 90 përqind i referohen tre ISHP-ve, ndërsa një ISHP nuk ka bërë asnjë raport në Termini im. Këto ISHP nuk kryejnë sinkronizim të vazhdueshëm dhe të plotë të të dhënave nga softveri i brendshëm i spitalit me Termi im, për këtë arsye disa nga raportet e specialistëve të lëshuara krijohen jashtë termit tim.

Gjithashtu, disa nga ISHP-të që punësojnë mjekë me marrëveshje, nuk kanë ofruar shkrim të raporteve në Termini im. Për sa i përket kohës së pritjes për nxjerrjen e rezultatit, pjesa më e madhe ose 87% e raporteve në vitin 2022 janë shkruar brenda 10 ditëve pas ekzaminimit, por ka edhe ekzaminime për të cilat rezultati është pritur disa muaj.

Gjatë periudhës së auditimit në shëndetin publik, janë shpërndarë 14 aparate funksionale të rezonancës magnetike nga katër prodhues të ndryshëm në 10 ISHP, si dhe 2 aparate MRI jashtë përdorimit, me vlerë të përgjithshme të blerjes prej rreth 22,7 milionë euro (1.401.678 mijë denarë).