RMV, deri më 6 tetor do të jetë i hapur Festivali i përformancës në Muzeun e Artit Bashkëkohor
Festivali i performancës në Muzeun e Artit Bashkëkohor do të mbahet në Shkup për katër ditë, prej sot e deri më 6 tetor. Hyrja për të interesuarit do të jetë falas, transmeton Portalb.mk.
“Ngjarje që organizohet në nivel vjetor, duke mundësuar eksperimentimin dhe ndarjen e praktikës artistike të banorëve dhe artistëve nga rajoni, BE dhe skenat ndërkombëtare. Programi kryesor është ngjarje treditore e titulluar “Trashëgimet dhe trupat (pas)jugosllave: performanca, kritika dhe utopia” e drejtuar nga Biljana Tanurovska-Qullavkovski dhe Sllavço Dimitrov, e cila përbëhet nga projeksione, ligjërata dhe performanca”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Ky Festival është pjesë e programit evropian “Kultura EU Ballkan (2022-2024)”, që ka për qëllim shkëmbimin e artistëve ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
“Një program shtesë është programi i partnerëve, i cili rezulton nga rezidencat, aktivitetet mësimore dhe kërkimore në partneritet me Fondacionin “Art Explora” (Francë/Shqipëri) dhe programin e tij të rezidencës “Villa 31” në Tiranë si dhe nga bashkëpunimi me alumni nga Shkolla Kombëtare e Artit në Paris-Sergis (ENSAPC) dhe artistë bashkëpunëtorë të Iniciativës së Historisë Verbale të Prishtinës (OHI)”, sqaroi Ministria e Kulturës.