Berin Muhamed në OpenMic: Ka bullizëm dhe dhunë midis nxënësve të shkollave të mesme, konsultimi me psikologët mbetet tabu
Në episodin e katërmbëdhjetë të OpenMic në Portalb.mk flasim me Berin Muhamed, kryetar i Unionit të Nxënëse të Shkollave të Mesme të Maqedonisë së Veriut.
Me atë biseduam për problemet me të cilat përballen çdo ditë nxënësit e shkollave të mesme si mungesa e librave, dhuna, bullizmi dhe shumë të tjera.
Ai tregoi se viti i ri shkollor edhe sivjet filloi me mungesën e librave, sidomos për nxënësit e shkollave profesionale.
“Libra ka pasur mungesë dhe ka libra që janë nxjerrë prej përdorimi, por fatkeqësisht ende përdoren por nuk duhet të përdoren janë problematika me të cilat hasen të gjithë, pastaj është faqja e-ucebnici ku nxënësit munden t’i marrin librat por fatkeqësisht edhe ajo është jofunksionale shembull prej 14 librave që mundet t’i ketë një nxënës i vitit të parë ose të dytë mundet t’i merr vetëm dy prej atyre tjerat nuk është në gjendje t’i shkarkojë si PDF file”, tha Muhamed.
Ai shtoi se midis nxënësve të shkollave të mesme ka shumë bullizëm dhe dhunë, ndërsa konsultimi me psikologët ende mbetet tabu temë.
“Diçka që i këshilloj nxënësit është në të njëjtën kohë të hapen me prindërit dhe mos të jetë më tabu temë pjesa ku duhet të komunikojnë me psikologët e shkollave dhe me psikologët jashtë shkollave. Nuk është turp shkaku se të gjithë i kemi problemet tona dhe të gjithë i kemi sfidat tona në çdo moshë të jetës edhe normal që kemi nevojë me dikë ta qajmë hallin dhe në të njëjtën kohë të këshillohemi dhe të marrim mbështetje emocionale”, tha Muhamed.
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.