RMV, autoritetet dhanë rekomandime për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve në kushte të temperaturave të lartë

Për shkak të njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për temperatura maksimale ditore më të larta të pritura nga 24 deri më 27 qershor 2025, Instituti i Shëndetit Publik bën thirrje për respektimin e masave të mbrojtjes së shëndetit për popullatën e përgjithshme dhe grupet e cenueshme të popullsisë në kushte të temperaturave të larta të ambientit, transmeton Portalb.mk.

Ndër të tjera, kategoritë e cenueshme të njerëzve konsiderohen njerëzit që punojnë jashtë dhe janë më të ekspozuar ndaj ndikimit të valëve të nxehtësisë, ose njerëzit që punojnë në vende pune të ekspozuara ndaj temperaturave të larta dhe rrezatimit termik, njerëzit që humbasin shumë lëngje gjatë punës, etj., të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve që lidhen me motin e nxehtë. Për shembull: punëtorët e ndërtimit, fermerët, policia e trafikut, punëtorët e shpërndarjes, etj.

Rekomandime për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta

Për punëdhënësit:

  • Kontrollimi dhe mirëmbajtja e masave teknike dhe teknologjike si ventilimi, ajri i kondicionuar, matja e rregullt e temperaturës së ambientit dhe vendosja e vendeve të punës sa më larg të jetë e mundur nga rrezet e diellit dhe burimet e nxehtësisë;
  • Sigurimi i të paktën një dhome me ajër të kondicionuar me funksion “strehë” (ku punonjësit mund të freskohen për një periudhë të caktuar gjatë punës);
  • Të merret në konsideratë mundësinë e punës së mundshme online, orarit fleksibël të punës, punës së dyfishtë, kompensimit të orëve të humbura të punës dhe modaliteteve të tjera;
  • Shmangia e punës jashtë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, pushime më të shpeshta dhe disponueshmëria e lëngjeve dhe elektroliteve;
  • Rrotacioni i detyrave të punës dhe zhvendosja e punëtorëve në dhoma më të ftohta sa herë që është e mundur. Sigurimi i një numri më të madh punëtorësh, sipas nevojës;
  • Pushime më të shpeshta gjatë punës, flladitja e punonjësve duke siguruar dhoma me ajër të kondicionuar dhe pirja e lëngjeve dhe elektroliteve;
  • Ulja e intensitetit të punës dhe normave të prodhimit;
  • Shmangia e orëve shtesë;
  • Ndërprerja e punës kur është e nevojshme;
  • Kujdes me grupet e cenueshme të punonjësve (punëtorë të moshuar, të sëmurë kronikë, persona mbipeshë, gra shtatzëna, etj.) dhe ricaktimi i tyre në punë të përshtatshme për gjendjen e tyre;
  • Sigurimi i pajisjeve të përshtatshme mbrojtëse personale dhe lejimi që ato të hiqen gjatë pushimeve;
  • Mbikëqyrja kur punoni me kimikate për shkak të rrezikut në rritje së helmimit, parandalimi i punës shtesë dhe inkurajimi për vetë-raportimin e simptomave.

Për punonjësit:

  • Ushqim i ekuilibruar, pirja e të paktën 2 litrave ujë në ditë, shmangia e alkoolit dhe kafeinës, dhe marrja e elektroliteve në rast djersitjeje të tepërt;
  • Pushim i rregullt, gjumë i mjaftueshëm, dush dhe edukim mbi përshtatjen ndaj temperaturave të larta;
  • Veshja e rrobave të lehta dhe pambuku, syzeve mbrojtëse, kapela dhe krem me faktor UV 30+ kur punoni jashtë;
  • Njohja e simptomave të goditjes nga nxehtësia (marramendje, lodhje, ankth, të vjella) dhe të qenit vigjilent ndaj kolegëve. Një punonjës me simptoma të sëmundjes nga nxehtësia nuk duhet të lejohet të largohet nga vendi i punës derisa të stabilizohet ose të marrë trajtimin e duhur.

Ndihma e shpejtë:

  • Nëse shfaqen simptoma të goditjes nga nxehtësia, telefononi menjëherë 194 ose 112;
  • Zhvendoseni personin në një hapësirë të freskët, shtrijeni horizontalisht me këmbët e ngritura, freskojeni me kompresa të ftohta dhe spërkatni me ujë;
  • Mos jepni terapi derisa të mbërrijë ndihma mjekësore;
  • Nëse është pa ndjenja, vendoseni në pozicion anësor.

LEXO: Marramendja, lodhja dhe të vjellat janë simptoma të goditjes nga nxehtësia, autoritetet në RMV me rekomandime për punëtorët