Ambasadorja britanike në Shkup u uroi shqiptarëve në gjuhën shqipe Ditën e Alfabetit
Ambasadorja britanike në Shkup, Maya Sivagnanam, ka uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përmes një videoje në gjuhën shqipe, transmeton Portalb.mk.
Në videon e publikuar nga Ambasada Britanike në Shkup, Sivagnanam ka përcjellë urimin e saj për 22 Nëntorin, duke vlerësuar rëndësinë e gjuhës në lidhjen mes njerëzve dhe kulturave.
“Gëzuar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe! Gjuha na lidh, formëson mënyrën se si e shohim botën dhe ndërton ura mes kulturave”, ka thënë ambasadorja Sivagnanam.
Me rastin e 22 Nëntorit, urime për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe kanë përcjellë edhe krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë vlerësuar rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit dhe unifikimit të alfabetit shqip.