Gjykata i dënoi me burg të përjetshëm katër të akuzuarit për vrasjen e Vanjës, babai i saj u lirua nga akuza

Ljupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vlatko Keshishev dhe Velibor Manev janë dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, është liruar nga akuzat. Shpenzimet e tij gjyqësore do të mbulohen nga shteti, transmeton Portalb.mk.

“Secili prej të pandehurve dënohet individualisht me burgim të përjetshëm”, tha gjykatësi Ivica Stefanovski.

Ata u liruan gjithashtu nga akuzat për rrëmbimin e Pance Zhezhovskit.

“Të pandehurit Manev, Videvski, Keshishev, Palevski lirohen nga akuza se më 22 nëntor 2023 rreth orës 9 të mëngjesit në Veles, të pandehurit rrëmbyen Pançe Zhezhovskin me qëllim që ta detyronin të jepte diçka, përkatësisht një makinë. Prokurori publik nuk vërtetoi se ata e kryen krimin, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha Stefanovski.

Katër të parët akuzoheshin se janë bashkëkryerës në planifikimin e rrëmbimit të 14-vjeçares Vanja me qëllim kërkimin e një shpërblimi. Aleksandar Gjorçevski, babai i vajzës, akuzohej për ndihmë dhe inkurajim në kryerjen e një krimi duke dhënë informacione rreth rutinës së përditshme dhe lëvizjeve të vajzës së tij.

Rrëmbimi i Pançe Zhezovskit nga Velesi, sipas aktakuzës, ishte për të marrë automjetin e tij Citroen, të cilin e përdorën për të rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vendimi vjen pasi të pandehurit në këtë rast dhanë argumentet e tyre përfundimtare në seancën e fundit të seancës kryesore të së premtes.

Që nga fillimi i gjyqit, të gjithë kanë thënë se nuk ndihen fajtorë për rrëmbimet dhe vrasjet.

Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator 2024. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.