Pesë persona u përleshën fizikisht në Aeroportin e Shkupit

Pesë persona janë përleshur fizikisht në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Rasti ka ndodhur dje (21 nëntor), ndërsa në përleshje janë përfshirë tre persona nga Shkupi dhe dy nga fshati Qojli, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.

“Më 21.11.2026, në orën 14:40, SPB Shkup është njoftuar se në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është prishur rendi dhe qetësia publike me përleshje fizike ndërmjet Sh.B. (56), A.B. (37) dhe B.B. (33), të gjithë nga Shkupi, në njërën anë, dhe H.L. (55) dhe A.L. (30), të dy nga fshati Qojli, në anën tjetër”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.