Rasti i Muhamed Zekirit, eksperti ekonomik: Pagesat janë kryer, por nuk e di nëse e tërë shuma është në dëm të buxhetit

Vlera për punën e kryer është paguar sipas shumës së marrëveshjes. Unë e kam caktuar pagesën e plotë, por nuk e di nëse tërë pagesa është në dëm të buxhetit të shtetit, pasi ajo është çështje juridike. Kështu deklaroi, eksperti ekonomik, Kiro Kostov, gjatë seancës së sotme gjyqësore në lëndën ku ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Muhamed Zekir  akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk.

Kostov, i cili e ka përgatitur ekspertizën ekonomike për qëllimin dhe vlerën e pagesave të Qeverisë ndaj konsultantëve është ftuar nga avokatët e Zekirit të dëshmojë plotësisht pas deklaratave të zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi dhe ministrit Bllagoj Boçvarski, të cilët paraprakisht kanë dëshmuar në këtë lëndë për atë se si ka qenë gjendja në Postën e Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë, pse është porositur studim fizibiliteti dhe çfarë do të bëhej më të në lidhje me këto dy institucione, të cilat ndër vite kanë punuar me humbje. Të dy, deklaruan edhe për çështjen e pagesave të kryera nga Qeveria.

“Deklaratat e Bytyqit dhe Boçvarskit nuk kanë ndikim ndaj ekspertizës ekonomike të kryer”, tha eksperti Kostov para gjykatës, në pyetjen e prokurorit.

Mbrojtja parashtroi disa pyetje të kryqëzuara, duke kërkuar nga eksperti të deklarohet për atë se sa është dëmi i përgjithshëm nga marrëveshjet me konsulentët.

“Në lidhje me Postat e RMV-së, është konstatuar pagesa e kryer në pajtueshmëri me dokumentet e marrëveshjes. Unë e kam caktuar pagesën e plotë, ndërkaq nëse ajo pagesë është në dëm të buxhetit ose jo, ajo është çështje juridike”, tha Kostov.

Ajo shtoi se te marrëveshja tjetër te Hekurudhat, marrëveshja ma qenë me faza, ndërkaq pagesa është kryer për fazën e parë.

“Këtu dua të shtoj se gjatë deklaratës Fatmir Bytyqi, ka thënë se punët për fazën e parë nuk janë paguar, por sipas ekspertizës sime, punët janë paguar. Për fazat e ardhshme nuk ka dokumente se janë kryer punët. Nëse kjo pagesë për fazën e parë paraqet dëm për buxhetin, vlerësoj se kjo është çështje juridike”, shtoi Kostov, duke shtuar se nuk ka pasur kërkesë për të caktuar nëse shumat e marrëveshjeve kanë të bëjnë me dëmtimin e buxhetit.

Seanca vazhdoi me prezantimin e tre CD-ve të Prokurorisë, gjatë kontrollit të kasafortës së bashkëshortes Bisera Zekiri në Bankën Komerciale.

Seanca e sotme ishte e fundit nga faza e procedurës së provave. Më 23 nëntor, palët pritet të jepen fjalët përfundimtare.

Sipas Ligjit për Procedurë Penale, pasi Prokuroria dhe mbrojtja t’i thonë fjalët përfundimtare, Gjykata cakton seancë në të cilën shpallet aktgjykimi dhe me këtë përfundon procedura e shkallës së parë. Palët kanë të drejtë ta ankimojnë aktgjykimin para Gjykatës së Apelit.

Akuza për Zekirin

Ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”.

Në seancën e kaluar, gjykimi për Zekirin filloi nga e para pasi që për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare” sipas nenit 353. Zekiri, paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej minimum 5 vitesh, ndërkaq ky paragraf është fshirë dhe tani do të ndiqet sipas paragrafit 4, i cili parashikon dënim me burg prej 1 deri në 5 vjet.

Prokuroria dhe mbrojtja tha se qëndrojnë në listën e provave të njëjta, si për akuzën paraprake.

Për shkak se lartësia e dënimit parashihet të jetë maksimum në 5 vjet burg, prokuroria aktin e akuzës e ka transformuar në propozim-akuzë dhe procedura e gjykimit do të jetë e shkurtuar.

Njëkohësisht, Prokuroria kërkoi që të akuzuarit t’i shfuqizohet masa e paraburgimit dhe në vend të kësaj, Zekirit t’i caktohen masa të kujdesit gjegjësisht: Paraqitje në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës.

Gjykata këtë propozim e pranoi.

Ndryshe, ish sekretari i Qeverisë, Muhamed Zekiri akuzohet se ka lidhur kontrata për shërbime konsulente për analizimin e situatave në postë dhe hekurudha, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro, gjegjësisht janë paguar 147.000 euro më shumë se 795.000 të rënë dakord paraprakisht.

Ai po ndiqet penalisht për lidhjen e dy kontratave private për shërbime konsulente – njëra për përcaktimin e modelit për ristrukturimin e Sh.A. “Posta” dhe kontrata e dytë për shërbime konsulente për mbështetjen e procesit për privatizimin e mundshëm të “Hekurudhave”.

Prokurorja Katerina Kolareviq konsideron se në procesin gjyqësor do të mund të dëshmojë se ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë ka keqpërdorur pozitën dhe kompetencat e tij zyrtare dhe është e bindur se është dashur të shpallë tenderë, ndërsa Zekiri para gjykatës ka deklaruar se nuk ndihet fajtor dhe beson se nuk ka bërë shkelje të Ligjit për furnizime publike.

Gjykimi udhëhiqet nga gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihailovska,