Kovaçevski: Gruevski duhet të kthehet, por që të përballet me drejtësinë

Zërat për kthimin e mundshëm të Nikolla Gruevskit në vend janë tema të pavend, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur pyetjeve në lidhje me zërat për kthimin e mundshëm të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut, në kontekst të ndryshimeve kontroverse në Kodin Penal, transmeton Portalb.mk.

Ai foli edhe në lidhje me informacionet që po qarkullojnë në publik se ka pasur takim me ish-kryeministrin Zoran Zaev, ku i pranishëm ishte edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Mile Zeçeviq.

“Nuk kam pasur takim me ish-kryetarin pas takimit që e kemi pasur në trupin për strategji në Lidhjen socialdemokratike të Maqedonisë, ku marrin pjesë ish-kryetarët, sekretatër. Gjithashtu nuk kemi pasur takim së bashku me sekretarin e përgjithshëm”, deklaroi Kovaçevski.

Në lidhje me kthimin e Gruevskit, ai vlerësoi që kjo është një temë e pavend, nga aspekti që ndaj ish-kryeministrit ka fletarrest për kthim në Maqedoni.

“Ai duhet të kthehet në Maqedoni. Duhet të kthehet që të përballet me drejtësinë në përputhje me ligjet e Maqedonisë dhe në përputhje me atë që është vendosur nga organet e pavarura të gjyqësorit”, deklaroi kryeministri.

Ai refuzoi që ka pasur ndonjë komunikim me organet e drejtësisë.

“Unë nuk kam asnjë komunikim me organet e drejtësisë, sepse vlerësoj se ata duhet të jenë të pavarur në punë. Atë mund të ju tregon çdo gjykatës, prokuror, udhëheqës në instancat gjyqësore, vetëm nëse jemi takuar në ndonjë ngjarje ku normal përfaqësojmë qeverisjet e ndryshme në vend”, deklaroi Kovaçevski.

Ndryshe, Apeli i Shkupit ia kaloi topin Gjykatës Penale të Shkupit. Pritëm dy muaj që të korrigjonin gabimet në përpilimin e aktgjykimit për rastin TNT dhe vetëm pas thirrjeve emergjente na kthyen një lëndë të paplotë. Biznesmeni Fiat Canoski më 5 nëntor akuzoi se gjyqtari i Apelit Gjoko Ristov po e zvarrit lëndën me keqpërdorime për t’u vjetruar, që të mos arkëtojë dëmet prej 11 milionë eurosh për shembjen e kompleksit Kosmos në vitin 2011.

Rasti “TNT” ka të bëj me rrënimin e ndërtesës “Kosmos” nën pronësi të biznesmenit Fiat Canovski.

Në vitin 2015-të, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, aso kohe në opozitë, filloi të publikojë “bomba“, gjegjësisht materiale të përgjuara të cilat i kishte marrë nga Shërbimi Sekret i RMV-së, dhe në të cilat dëgjoheshin krimet e pushtetit të atëhershëm të VMRO-DPMNE-së.

Në disa përgjime të publikuara nga Zaev, dëgjohet ish kryeministri Gruevski duke i thënë ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

Prokuroria Speciale ngriti akuzë në vitin 2016-të kundër Gruevskit, Janakieskit, kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski në vitin 2016-të për përfshirje në rrënimin e qëllimshëm të objektit për arsye politike. Procesi gjyqësor filloi në vitin 2017-të.