Raporti i progresit për RMV-në: Asnjë përparim në luftën kundër korrupsionit, shqetësues vjetërimi i veprave penale

Komisioni Evropian publikoi Raportin e progresit për vendet e Ballakanit Perëndimor. Situata me luftën kundër korrupsionit në vend është vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport, raporton Portalb.mk.

Nuk u bë asnjë përparim në kuftën kundër korrupsionit

Korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha dhe është një çështje shqetësuese. Vonesat dhe anulimet në gjykimet e çështjeve të korrupsionit të nivelit të lartë u rritën, duke rezultuar në skadimin e afatit të parashkrimit në disa raste. Kodi Penal u ndryshua me procedurë të përshpejtuar parlamentare. Dënimet maksimale ligjore për vepra penale specifike të lidhura me korrupsionin u reduktuan, duke pasur implikime në zbatimin e vjetrimit dhe duke ndikuar, ndalur apo edhe përfundimin e një numri të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, përfshirë nga ish-Prokuroria Publike Speciale ( PSP). Ndryshimet gjithashtu pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. Kjo është një çështje shqetësuese serioze.

Nuk ka pasur përparim në gjyqësor

Nuk ka pasur përparim në gjyqësor gjatë periudhës raportuese. Këshilli Gjyqësor duhet të përpiqet të mbrojë integritetin dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe institucioneve dhe duhet t’i rezistojë çdo ndikimi të jashtëm. Shkarkimi i diskutueshëm i Kryetarit të Këshillit Gjyqësor ngriti shqetësime për ndikim të padrejtë politik.

“Progresi në zbatimin e strategjive të burimeve njerëzore për gjyqësorin dhe shërbimet e prokurorisë ishte i kufizuar. Mungesa e masave për të adresuar ndikimin e pensioneve të planifikuara ndikoi në efikasitet. Shumica e gradimeve për gjykatat më të larta u përballën me vonesa të mëtejshme. Vazhdoi puna për përmirësimin e sistemit të automatizuar informativ të menaxhimit të çështjeve gjyqësore për shpërndarjen e lëndëve nëpër gjykata. Një sistem i ngjashëm është futur edhe në Prokurorinë Publike”, thuhet në raport.

Siç është përmendur vazhdimisht në raportet e mëparshme, legjislacioni zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të adresuar mospërputhjet në kohën e duhur, gjithëpërfshirëse dhe transparente. Puna e Parlamentit u dëmtua nga polarizimi politik, i cili u thellua më tej, duke vonuar miratimin e shumë ligjeve reformuese dhe emërime të rëndësishme. Procesi i negociatave për anëtarësim në BE kërkon konsensus të gjerë të partive kryesore politike. Të gjitha partitë duhet të fillojnë të angazhohen në një debat politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës, për të forcuar rolin e Parlamentit.

“Parlamenti dhe qeveria u angazhuan për nisjen dhe arritjen me prioritet të ndryshimeve kushtetuese përkatëse, me synimin për të përfshirë në Kushtetutë qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e popujve të tjerë, si bullgarët. Përdorimi i tepruar dhe ndonjëherë i papërshtatshëm është bërë i procedurave të shpejta dhe i procedurës së ‘flamurit të BE-së’, në disa raste për shkak të mungesës së konsultimeve dhe planifikimit të dobët të kalendarit legjislativ. “Flamuri i BE-së” duhet të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve, qëllimi kryesor i të cilave është përafrimi me acquis të BE-së, dhe jo për të shkurtuar debatin publik për çështje të rëndësishme. Palët nuk duhet të kursejnë përpjekjet për të përmbushur angazhimet e vonuara për reformën e brendshme që datojnë nga raundi i tretë i ‘Dialogut Jean Monnet’ në fillim të vitit 2020”, thuhet në raport.

Jërkohet zbatimi i shpejtë i rekomandimeve nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit për të rritur transparencën e financimit për partitë politike.

Parlamenti duhet të sigurojë shqyrtimin në kohë të raporteve statutore që i dërgohen nga agjencitë dhe organet shtetërore. Në përgjithësi, organizatat e shoqërisë civile (OJQ) në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të operojnë në një mjedis të favorshëm. Megjithatë, qeveria duhet të shtojë përpjekjet e saj për të integruar angazhimin e shoqërisë civile në fushat prioritare dhe në aktivitetet e konsultimit. OJQ-të duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e reformës dhe të përfshihen në proceset vendimmarrëse. Kornizat ligjore dhe financiare ekzistuese ende duhet të ndryshohen dhe zbatohen në praktikë, veçanërisht për të ofruar mekanizma të qëndrueshëm për dhënien e fondeve publike për OJQ-të. Është e nevojshme që Këshilli për Bashkëpunim ndërmjet Qeverisë dhe Shoqërisë Civile të rifillojë aktivitetet e tij.

Vendi duhet të forcojë kapacitetin e tij për mbikëqyrjen parlamentare të shërbimeve të inteligjencës.

“Maqedonia e Veriut mbetet mesatarisht e përgatitur për sa i përket reformës së administratës publike. Progres i kufizuar është bërë në periudhën raportuese me miratimin e strategjisë së re të reformës së administratës publike dhe planit të veprimit shoqërues në korrik 2023. Pavarësisht se ka filluar procesin pesë vjet më parë, vendi ende nuk e ka miratuar kuadrin e rishikuar legjislativ për menaxhimin e burimeve njerëzore , i cili përfshin ligjin e rishikuar për nëpunësit administrativë, ligjin për punonjësit e sektorit publik dhe dispozita të reja ligjore për udhëheqësinë e nivelit të lartë. Kuadri i ri duhet të përmirësojë menaxhimin e burimeve njerëzore në të gjithë administratën dhe të ndihmojë në sigurimin e rekrutimit, promovimeve dhe shkarkimeve të bazuara në merita në të gjitha nivelet, përfshirë menaxhmentin e lartë”, vlerëson raporti.

LEXO: BE përgatiti mbështetje prej 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor​