RMV, shumë vdekje në trafik, KE shënon progres shumë të kufizuar në të gjitha mënyrat e transportit

Maqedonia e Veriut duhet të bëjë përpjekje thelbësore në fushat ku është arritur përparim i kufizuar, si transporti, rrjetet trans-evropiane dhe mjedis јetësor. Vendi vazhdon të ketë numër të lartë të viktimave në komunikacionin rrugor, kjo duke iu referuar raportit të Komisionit Evropian. Edhe pse Ministria e Punëve të Brendshme, ende nuk e ka publikuar raportin e viti 2023, vërejtjet e KE-së tregojnë se situata nuk ka qenë e mirë as gjatë vitit që lam pas. Sipas Këshillit për Siguri në Komunikacion vetëm deri në gusht 2023 kemi 85 viktima nga trafiku rrugor, kurse sipas raportit të MPB-së vitit 2022, ka pasur rritje prej 6.9% të numrit të personave me pasojë vdekjen në aksidente trafiku, transmeton Portalb.mk.

Kapitulli 14- Politika e transportit: Të reduktohen vdekjet në rrugë

Komisioni Evropian ka renditur një sërë vërejtjes për politikën e transportit, duke e renditur vendin si mesatarisht të përgatitur në këtë fushë. Është bërë progres shumë i kufizuar është bërë në periudhën raportuese në të gjitha mënyrat e transporti. Organeve të inspektimit të sektorit ende u mungojnë kapacitetet administrative dhe operacionale. Mungon ende angazhimi politik për të realizuar reformat e nevojshme sektoriale hekurudhore. Meqenëse rekomandimet e vitit të kaluar nuk ishin zbatuar, ato mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, Maqedonia e Veriut duhet, në veçanti:

  • të sigurojë kapacitete të kualifikuara operacionale dhe administrative të organeve inspektuese dhe të zhvillojë kapacitetin e tyre zbatues për të reduktuar vdekjet në rrugë dhe në infrastrukturën hekurudhore;
  • të zbatojë masat e reformës së lidhjes për reformën hekurudhore dhe të hapë tregun e transportit hekurudhor, të ndryshojë ligjin kombëtar për të hequr shkeljet e dispozitave të Traktatit të Komunitetit të Transportit për hapjen e tregut hekurudhor dhe të finalizojë marrëveshjet/protokollet e kalimit kufitar në pritje;
  • miratimi dhe zbatimi i legjislacionit për sistemet inteligjente të transportit (SIT).
Aksident trafiku, aksident rrugor, foto ilustrim nga Artyom Kulakov/Pexels
Aksident trafiku, aksident rrugor, foto ilustrim nga Artyom Kulakov/Pexels

“Këtë vit vërejmë rritje prej 6.9% të numrit të personave me pasojë vdekjen në aksidente trafiku. Në aksidente kanë humbur jetën 124 (116) persona, ndërsa sipas kategorisë së pjesëmarrësve numrin më të madh e kanë drejtuesit e mjeteve motorike të udhëtarëve dhe pasagjerët. Për sa i përket vendndodhjes, numri më i madh i personave me pasojë të vdekjes janë në zonën e Shkupit-31, ku është vërejtur rënie prej 8,8%, pasuar nga SPB Strumicë-17, në zonën e së cilës këtë vit ka rritje 90% në numrin e personave me pasojë vdekje, SPB Ohër-16 persona, SPB Shtip-15 persona me pasojë vdekje, ndërsa numri më i ulët i personave është shënuar në zonën e SPB Veles me numrin më të vogël të persona që rezultojnë me vdekje-tetë”, thuhet në raportin e Policisë të viti 2022, publikuar në Mars 2023.

Është bërë përparim i kufizuar në zhvillimin e planit të veprimit për të shoqëruar strategjinë kombëtare të transportit 2018-2030. Përgatitja e strategjisë kombëtare të SIT ka përparuar, por ajo ende nuk është miratuar dhe ligjet kombëtare nuk janë ende në përputhje me Direktivën SIT.

Mungesë kapaciteti për të gjitha llojet e transportit

Kapaciteti operacional dhe administrativ për të gjitha llojet e transportit ende mungon dhe nuk është bërë asnjë përpjekje për t’i forcuar ato. Rezultati i kësaj situate është zbatimi joefektiv i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ligji për hetimin e aksidenteve ajrore dhe hekurudhore ende nuk është zbatuar plotësisht. Organi i pavarur i hetimit të aksidenteve hekurudhore ende nuk është krijuar. Qytetet më të mëdha duhet të zhvillojnë plane të qëndrueshme të lëvizshmërisë urbane, të cilat respektojnë standardet mjedisore dhe sociale, duke ndjekur praktikat më të mira të BE-së. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përafruar me acquisin për shërbimet e transportit publik të pasagjerëve në hekurudhë dhe rrugë.

Megjithëse Maqedonia e Veriut është e angazhuar në mënyrë aktive në punën e Komunitetit të Transportit, ka pasur përparim të kufizuar në zbatimin e planit të veprimit të Traktatit të Komunitetit të Transportit dhe elementeve të strategjisë së zgjuar dhe të qëndrueshme të lëvizshmërisë për Ballkanin Perëndimor.

Rremuje, komunikacion, vetura, autobus, automjete, shkup, analize, trafik
Komunikacioni në Shkup. Foto nga Suad Bajrami/Portalb.mk

Kuadri ligjor për transportin rrugor është në përputhje të gjerë me acquisin e BE-së dhe nuk është bërë përparim gjatë periudhës raportuese. Ligji për mallrat e rrezikshme është harmonizuar me acquisin e BE-së, por ende nuk ka asnjë person juridik të caktuar për të kryer vlerësimin e konformitetit të pajisjeve ekzistuese për transportin e mallrave të rrezikshme. Organi ekzekutiv për sigurinë në trafikun rrugor ende nuk është krijuar pasi ligji nuk është miratuar. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për t’u përafruar me acquisin sociale dhe të sigurisë. Ende duhet ngritur organi kombëtar i aksidenteve dhe hetimit. Në mënyrë të ngjashme, asnjë plan veprimi për inspektimin dhe auditimin e sigurisë rrugore nuk është miratuar dhe zbatuar. Shtrirja dhe cilësia e statistikave të sigurisë rrugore janë përmirësuar edhe pse nevojiten hapa shtesë për t’u përafruar plotësisht me acquisin e BE-së. Zbatimi dhe kapaciteti teknik i Inspektoratit Shtetëror të Transportit mbeten të dobëta. Dënimet për shkeljen e marrëveshjes evropiane për punën e ekuipazheve të automjeteve të angazhuara në transportin rrugor ndërkombëtar (AETR) ende nuk janë harmonizuar. Plani pesëvjeçar i mirëmbajtjes së rrugëve nuk është publikuar që nga viti 2017.

Mirëmbajtja e rrugëve joefikase

Mirëmbajtja e rrugëve ende kryhet në mënyrë joefikase dhe duhet përmirësuar. Nevojiten më shumë përpjekje për të përafruar me acquisin e BE-së për menaxhimin e sigurisë së infrastrukturës rrugore dhe kërkesat minimale të sigurisë për tunelet në rrjetin rrugor transevropian. Legjislacioni për energjinë e pastër dhe mjetet e transportit rrugor me efikasitet të energjisë nuk është në përputhje me acquisin e BE-së.

Për transportin hekurudhor, kërkesat kryesore të acquisit të BE-së plotësohen në drejtim të ndarjes së menaxherit të infrastrukturës dhe operatorit kombëtar. Përafrimi i mëtejshëm me pjesë të mëdha të acquisit të zonës së vetme evropiane hekurudhore vazhdon të vonohet. Tregu hekurudhor ende nuk është hapur në nivel vendor. Legjislacioni i ndryshuar për sigurinë dhe ndëroperueshmërinë hekurudhore u miratua në vitin 2016, por i mungon zbatimi i duhur. Kanë filluar përgatitjet për fuqizimin e kapaciteteve operacionale të Drejtorisë së Sigurisë Hekurudhore. Nuk ka pasur përparim në ngritjen e një organi hetimor dhe aksidentet. Marrëveshja për bashkëpunimin ndërkufitar hekurudhor me Greqinë ende nuk është finalizuar.

Rrugë të dëmtuara në lagjen e vikend shtpizave në Kodrën e Diellit.
Rrugë të dëmtuara në lagjen e vikend shtpizave në Kodrën e Diellit.

Nevojiten më shumë përpjekje në përafrimin e legjislacionit me rregullat e përbashkëta të zbatueshme për pasagjerët nga rrugët ujore të brendshme.

Nevojiten ende përpjekje të mëtejshme për të lehtësuar inspektimet e standardizimit të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

Në transportin e kombinuar, është bërë përparim dhe ekspertët teknikë kanë filluar punën për ngritjen e një nyje multimodale afër Shkupit. Legjislacioni specifik është pjesërisht në përputhje me rregullat e BE-së. Duhet të bëhet progres në miratimin e legjislacionit përkatës dhe ngritjen e sistemeve për shkëmbimin e informacionit të transportit elektronik të mallrave.

Maqedonia e Veriut duhet të shtojë përpjekjet për të harmonizuar dhe zbatuar legjislacionin e BE-së për të drejtat e pasagjerëve.

Kujtojmë se sipas të dhënave për vitin 2023 të Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor – KRSKRR-së thonë se deri në gusht numri i të vdekurve në aksidente trafiku në rrugët e Maqedonisë është 85, ndërsa numri i të lënduarve është 2.805 – që është dukshëm më pak në krahasim me katër vitet e fundit.

“Megjithatë, sipas vizionit botëror për zero fatalitete në trafik, të gjithë së bashku duhet të ndërmarrim veprime thelbësore për të rritur sigurinë në trafikun rrugor”, deklaroi Këshilli në nëntor të vitit 2023.