Ramë Lahaj dhe Dëshira Ahmeti në “Times Square”

Sheshi “Times Square” ka bërë një postim të koncertit të paralajmëruar nga Ramë Lahaj dhe Dëshira Ahmeti, që do të mbahet gjatë muajit prill në New York shkruan Portalb.mk.

Një nga tenorët më të mirë shqiptar, Rame Lahaj, ka njoftuar koncertin e tij të ardhshëm që do të mbahet në Nju-Jork. Përmes një postimi në Facebook, Lahaj ka ndarë fotografi ku shihet postimi në Times Square me dy artistët shqiptarë. Lahaj po ashtu, ka ndarë të dhëna rreth këtij koncerti.

“Shqiptarët e mi të dashtun, përshëndetje nga Time Square. Ju ftoj të gjithëve në koncertin tim në New York, më 12 prill 2024 në St. George Theatre, në ora 7:30 PM! Koncert i cili i dedikohet i tëri komunitetit shqiptarë dhe aleatëve, miqve tanë të cilët kanë dhënë gjithçka dhe në çdo kohë për të mirën e shqiptarëve. Artistët e mrekullueshëm që do e pasurojnë këtë mbrëmje përveç orkestrit simfonik janë dirigjentët Elda Laro dhe Steven Fang si dhe Sopranoja dibrane Deshira Ahmeti”, ka shkruar ai.