Radiografitë do të lexohet edhe online, njoftoi ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti

Radiografitë do të lexohet edhe online, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, transmeton Portalb.mk.

“Në një qytet të caktuar, nëse ka mjek që lexon radiografi në bazë ditore të njërit krah ose këmbe, tani e tutje nuk do të jetë kështu, por të gjithë do të përfshihen online, do të ketë një numër të kufizuar se sa duhet të lexohë në ditë për të fituar rrogën, sa më lart atij numri do të lexojë në shtëpi nëse do të ardhura më të mëdha financiare me qëllim që të mos pritet aq gjatë”, sqaroi ministri.

Ai theksoi se punon shumë me të gjithë ekipin.

“Problemi është te sistematizimi dhe riorganizimi. Kemi mjaft kuadër, si punonjës shëndetësorë ashtu edhe infermierë. E dini se ne duhet të rregullojmë kujdesin parësor shëndetësor, këtu duhet të bëjmë një prerje të madhe. Kjo nuk bëhet brenda një dite, do të duhet më shumë kohë, ndoshta edhe vite, por duhet të fillojmë, duhet të punohet për digjitalizimin e radiologjisë në të gjithë vendin dhe kjo nënkupton centralizimin e radiologjisë”, shpjegoi ministri.