Qeveria e RMV-së miratoi vendimin për furnizimin me helikopterë transportues italianë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi Informatën nga Ministria e Mbrojtjes për nevojën e dhënies së marrëveshjes për furnizimin me helikopterë transportues shumëfunksional, me lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtes së Italisë, transmeton Portalb.mk.

“Është autorizuar ministrjae Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ta nënshkruajë Marrëveshjes mes Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtes së Italisë, për bashkëpunim në fushën e aviacionit ushtarak me helikopter”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, në përputhje me nevojën për reforma të sektorin e mbrojtjes dhe integrimit të saj në NATO, po punohet në një plan afatgjatë për modernizimin dhe pajisjen e Armatësë së RMV-së, për arritjen e ndërveprueshmërisë së plotë me armatat e vendeve partnere në NATO.

Qeveria gjithashtu vendosi që Maqedonia e Veriut të marrë pjesë në misionin “Prezencë e shpërndarë e përforcuar” në kuadër të NATO-s. Aktivitetet e këtij misioni do të mbahen në Letoni.

Kujtojmë se, në muajin janar të këtij viti, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska njoftoi se, oferta e kompanisëLeonardonga Italia është zgjedhur si më e përshtatshme për gjeneratën e re të helikopterëve për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të prokurohen dy lloje helikopterësh, Agusta 149 dhe Agusta 169. Njëri helikopter ka kapacitet më të madh, deri në 14 pasagjerë me pajisje, ndërsa tjetri me kapacitet më të vogël, deri në 8 pasagjerë po ashtu me pajisje.