Escobar: Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate e plotë dhe urgjente për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Edhe Maqedonia e Veriut edhe Bullgaria janë anëtare dhe aleate të çmuara të NATO-s dhe duam zgjidhje të qetë për të gjitha çështjet. Ne inkurajojmë dialogun mes dy shteteve që të mbetet i bazuar në fakte dhe i rrënjosur në përkushtimin e Maqedonisë së Veriut që të vazhdojë të ketë perspektivë evropiane. Besoj se kemi garancë nga Bullgaria se ata duan që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Duam t’i shfrytëzojmë ato mundësi, sepse Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate e plotë dhe urgjente për anëtarësim në BE. Këtë e deklaroi sot shefi i Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për TV Kanal 5, në brinfing për gazetarët, duke folur për rezolutën nga Senati amerikan për anëtarësim të vendit në BE, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut është një partner shumë solid i SHBA-së, si në aspektin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral në NATO, OSBE dhe Uashingtoni pret që edhe pas zgjedhjeve, vendi të ketë qeveri të përkushtuar në anëtarësinim në Aleancë dhe në integrimin në BE”, tha ai.

Sipas tij, qeveria e kaluar ishte e përkushtuar në anëtarësimin në NATO dhe në qasjes drejt BE-së dhe pritjet tona janë që qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të jetë ngjashëm e përkushtuar në anëtarësimin në NATO, qasjen në BE dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Shpresoj se, pas zgjedhjeve do të krijohet mundësi që të udhëtojmë në vend. Qëndrimi i tashëm në rajon, do t’i përkushtohet çështjeve aktuale në lidhje me Kosovën dhe zhvillimet në Mal të Zi”, tha ai.

Sipas Escobar-it, çështjet e hapura në rajon e bëjnë Ballkanin Perëndimor të ndjeshëm nga ndërhyrjeve qëllim keqe nga të tjerët, përfshirë ato nga Rusia, ndërsa për uljen e rrezikut, thotë se duhet të punohet në tejkalimin e çështjeve të pazgjidhura.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara mbështetën pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolutën më të re në Senat, të sponsorizuar nga senatori demokrat i Vermontit Peter Welch, senatori demokrat i New Hampshire Jeanne Shaheen dhe senatorët republikanë të Nebraska dhe Karolina e Veriut Pete Ricketts dhe Tom Tillis. Në rezolutë, Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të avokojnë për hapjen e klasterit të parë negociues të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë dypalëshe.