Qeveria e Maqedonisë së Veriut e obligoi ministrin Bekteshi të jep më shumë informata në lidhje me minierën në Illovicë
Në seancën e sotme të Qeverise së Maqedonisë së Veriut, një nga çështjet që u shtjellua ishte edhe miniera e Ilovicës, çështje për të cilën ka pasur edhe protesta në fundjavë, transmeton Portalb.mk.
“Në seancën e sotme u obligua ministri për ekonomi që në seancën e radhës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të informon Qeverinë për të gjitha procedurat gjyqësore dhe administrative (vendime, përfundime dhe informata) në lidhje me eksploatimin e minierës për bakër dhe ari në lokalitetin e fshatit Illovicë, Komuna e Bosillovës, duke filluar prej vendimit të parë e deri më sot”, deklarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Ministria për Ekonomi pasi të informon Qeverinë, është e obliguar të informon edhe gazetarët dhe qytetarët.
Ndryshe, mijëra qytetarë nga mbarë vendi dje protestuan në Strumicë kundër hapjes së minierës së arit dhe bakrit në malin Ograzhden. Ata përcollën mesazhin se nuk do të lejojnë që fusha pjellore e Strumicës të bëhet viktimë e apetiteve të bizneseve. “Gërmoni sytë tuaj, jo arin e malit”, “Familje e lumtur ose minierë e vdekjes”, “Ta ndalojmë para se të na vrasë” ishin vetëm disa nga mesazhet që mund të dëgjoheshin gjatë protestës.
protesta është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj Vendimit të qeverisë për bashkimin e koncesioneve për minierën “Ilovica-Shtuka” pasi Gjykata Administrative la në fuqi padinë e kompanisë “Euromax Resources” kundër vendimit të Qeverisë për zgjidhjen e kontratës për njërin prej koncesioneve.
Me këtë vendim, qeveria edhe një herë i hapi rrugën realizimit të synimeve për nxjerrjen e arit dhe bakrit në luginën e Strumicës. Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative la në fuqi padinë e kompanisë “Euromax Resources” kundër vendimit të Qeverisë për zgjidhjen e kontratës për një nga koncesionet, pasi Gjykata e Lartë Administrative në tetor të vitit të kaluar e ktheu çështjen në rivendim për herë të tretë. Ajo ka shkaktuar reagime te banorët e tre komunave të qarkut dhe organizatat e shoqërisë civile që prej disa vitesh luftojnë për ruajtjen e këtij rajoni bujqësor.
- LEXO: Kovaçevski: Nëse nuk duan qytetarët, nuk do të ketë minierë në Illovicë
- LEXO: Tre ministra thonë se janë mashtruar që të votojnë për shkrirjen e koncesioneve për Illovica-Shtuka
- LEXO: Gjykata e Lartë Administrative e ktheu në rigjykim rastin e koncesioneve të minierës “Ilovica”
- LEXO: Nga “Euromaks” janë të kujdesshëm, kurse banorët dhe ekologët skeptikë për fatin e minierës Illovica
- LEXO: “Euromaks” në takim me banorët e Bosillovës dhe Novo Sellës: “Mashtrim”, thonë ekologët
- LEXO: “Euromaks Risoris”: Në Illovicë nuk do të përdoren cianid dhe acid sulfurik
- LEXO: Koncesioni për Ilovicën do të merret, duhet të respektohen procedurat ligjore
- LEXO: Banorët e Shtukës dhe Illovicës kanë vendosur bllokada edhe për arkeologët, kanë frikë se do të ndërtohet miniera
- LEXO: Ekologët për Qeverinë: Zgjidheni “xeheroren e vdekjes” ose populli vetë do ta zgjidh