Protesta e veçantë në Bundesligë

Çokollata të mbështjella në formën e monedhave fluturuan në fushë gjatë ndeshjes së Bundesligës gjermane, mes Borussia Munchen gladbah dhe Verder Bremen. Tifozët zgjodhën këtë mënyrë për të protestuar mbi pakënaqësitë e tyre për marrëveshjen e investimeve të huaja në futbollin gjerman, raporton Klan.

Grupet kanë rënë dakord për një protestë të heshtur pa këngë dhe brohoritje për 12 minutat e para të çdo ndeshje këtë fundjavë në Bundesligë.

Kur mbaruan 12 minutat, tifozët e Gladbah shkuan një hap më tej duke hedhur në fushë monedhat e çokollatës një dhuratë e zakonshme feste për fëmijët. Ndalimi i sfidës zgjati për rreth 5 minuta.

Tifozët në të gjithë vendin janë zotuar të protestojnë kundër planit të ligës për të shitur një pjesë të aksioneve të transmetimit një investitor të jashtëm.