Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare deri 60 mijë euro në “Evropën kreative”

“Evropa Krijuese” është programi që mundëson edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut të aplikojnë në konkursin ku mbështetja financiare arrin deri 60 mijë denarë. Mundësia për aplikim do të jetë deri më 31 mars të vitit 2024, transmeton Portalb.mk.

“Fjala është për linjën e grantit që është e dedikuar për bashkëpunimin në fushën e arteve skenike në 40 vendet pjesëmarrëse në programin “Evropa Krijuese”, ndër të cilat është edhe Maqedonia e Veriut”, njoftoi Ministria e Kulturës, duke theksuar që buxheti i përgjithshëm është 2.1 milionë euro.

Çdo projekt duhet të përfshin minimum tre partnerë nga minimum tre shtete të ndryshme nga “Evropa Krijuese”. Projektet duhet të kenë prioritet gjithëpërfshirjen, diversitetin si dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Kandidatët do të mund të aplikojnë në tri kategori: projekte të vogla partneriteti (deri 12 mijë euro), projekte të mesme partneriteti (deri 32 mijë euro) dhe projekte të mëdha partneritete (deri 60 mijë euro)”, raportoi Ministria.