Prokuroria e Kumanovës filloi hetimet për vëllain që vrau motrën dhe nipin ndërsa plagosi edhe nipin tjetër

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale, vrasje dhe tentim për vrasje, raporton Portalb.mk.

I dyshuari 67-vjeçar më 21 shkurt në fshatin Gabresh të Kumanovës ka pasur një debat me dy nipat e motrës së tij. Debatit i është bashkuar edhe motra. Me pistoletën që e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre dhe me dashje ka vrarë motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj dhe ka tentuar të vrasë edhe tjetrin, i cili mbeti i plagosur.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.