Ish kreu i shërbimit sekret, Mijallkov u shpall i pafajshëm edhe për rastin “Thesari”

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijalkov sot u shpall i pafajshëm për rastin “Thesari” (Arka). Siç tha gjyqtari që e udhëhoqi rastin, prokurori publik nuk ka dëshmuar se të pandehurit kanë kryer veprën për të cilën akuzohen, transmeton Portalb.mk.

Për Goran Grujevskin dhe Toni Jakimovskin nuk ka aktgjykim, ndërsa ndaj të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq është ndërprerë procedura për shkak të vjetërsimit.

Rasti “Thesari” (Arka) ka të bëjë me keqpërdorimin e parave nga buxheti i shtetit për blerjen e pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e Administratës së Pestë në DSK-së dhe trajnimin për shfrytëzimin e tyre nga një kompani nga Britania e Madhe.

Në këtë rast, i akuzuari i parë ishte Sasho Mijallkov, shefi i atëhershëm i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Administratës së Pestë në MPB Goran Grujevski.