Europe House në Kriva Pallankë dhe Strumicë përmes aktivizmit rinor shënuan tre vjetorin e themelimit

Në fillim të javës, Kriva Palanka dhe Strumica u bënë epiqendra të aktivizmit rinor dhe inovacionit, duke festuar tre vjet nga ekzistenca e Europe House në këto qytete, transmeton Portalb.mk.

Në Kriva Pallankë, aktivitetet u bazuan rreth tregut të inovacionit dhe aftësive të të rinjve, duke shfaqur projekte nga robotika, inteligjenca artificiale, elektrotenika, gastronomia, ekologjia dhe muzika. Kjo ngjarje siguroi një platformë për inovatorët e rinj.

“Kur hyni në këtë derë, mos harroni se Europe House Kriva Pallankë nuk është vendi ku përfundon Bashkimi Evropian; përkundrazi, kjo është porta hyrëse për në Bashkimin Evropian dhe të ardhmen tuaj evropiane”, tha euroambasadori David Gir me rastin e këtij përvjetori.

Nga ana tjetër, Strumica ishte pritës i një panel diskutimi me temë “Harmonizimi i pasionit dhe karrierës”.

“Unë sinqerisht shpresoj që Europe House Strumicë do të ruajë të gjithë këtë cilësi, ajo bën dhe do të vazhdojë të bëjë ndryshimin në të ardhmen. Shpresoj që në Europe House Strumicë, të rinjtë jo vetëm që do të njohin vlerat që janë afër tyre, por gjithashtu do të përgatiten për të ardhmen dhe do ta udhëheqin vendin në rrugën evropiane,” tha Gir në fjalimin e tij në Strumicë.

Gjatë këtyre tre viteve, Europe House Kriva Pallankë dhe Strumicë organizuan mbi 1,000 ngjarje, të cilat u ndoqën nga pothuajse 50,000 vizitorë.

Rrjeti i Europe House në Shkup, Veles, Manastir, Strumicë dhe Kriva Palankë së shpejti do të zgjerohet me hapje të reja në Tetovë dhe Strugë.