Programi i NATO-s për të rinjtë hapi thirrje: Mundësi për zhvillim të karrierës në arenën ndërkombëtare

Programi i profesionistëve të rinj të NATO-s publikoi thirrje për aplikime për të tërhequr talente të rinj nga vendet anëtare të NATO-s. Programi trevjeçar u ofron kandidatëve të interesuar mundësinë për të zhvilluar karrierën e tyre dhe për të fituar një gamë përvojash brenda NATO-s, transmeton Portalb.mk.

Kandidatët e suksesshëm do të vendosen në organe të ndryshme të NATO-s për periudha njëvjeçare, për një total prej tre organesh të Aleancës.

Pas përfundimit të programit trevjeçar, bazuar në nevojat dhe aftësitë individuale, pjesëmarrësit mund të emërohen në një pozicion në një nga organet e NATO-s ku kanë punuar më parë për një periudhë shtesë trevjeçare.

Programi është i hapur për aplikime nga të rinj të moshës 21-32 vjeç me diplomë Master të përfunduar, të paktën 1 vit përvojë pune dhe njohuri aktive të njërës prej dy gjuhëve zyrtare të NATO-s (anglisht ose frëngjisht).

Afati i fundit i aplikimit është 31 maj 2026.

Më shumë informacion mund të gjendet në adresën vijuese: https://bit.ly/3QNQtz6

 

Ky material u publikua në kuadër të projektit “The Local Youth Lens”, i zbatuar nga “Mediat Inovative – Shkup”, mbështetet përmes programit të gjerë “MedIA-Lit”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO/CCE) në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari (TCJE) nga Shqipëria dhe Iniciativën Atlantike (AI) nga Bosnja dhe Hercegovina, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të të Qeverisë së Malit të Zi.