Banka Popullore përkujtoi se Konkursi për Çmimin Vjetor akoma është i hapur

Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut deri në moshën 35 vjeç do të mund të aplikojnë akoma në Konkursin për Çmimin Vjetor, ku do të shpërblehet hulumtimi më i mirë me 130 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Për punimet më të mira parashikohen çmime në të holla në shumën prej 130.000 denarësh për punimin e renditur në vendin e parë dhe 65.000 denarësh për punimin e renditur në vendin e dytë”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, duke përkujtuar se Konkursi është i hapur deri më 1 shkurt të vitit 2027-të.

Të rinjtë do të mund të aplikojnë në Bankën Popullore me punimin e tyre nga fusha e makroekonomisë dhe bankave e sistemit bankar, nëse punimi është botuar pas 1 janarit të vitit 2025-të.