Presidenti Biden i shpalli sanksionet kundër kolonialistëve izraelit në Bregun Perëndimor

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka shpallur sanksione ndaj kolonialistëve izraelit në Bregun Perëndimor, duke theksuar “nivelin e patolerushëm” të dhunës, raporton TheGuardian.

Përmes një vendimi ekzekutiv të lëshuar para disa momenteve, Biden i shpalli sanksionet amerikane kundër kolonëve izraelit në Bregun Perëndimor.

Prej që ka filluar lufta Izrael – Hamas, sipas Kombeve të Bashkuara, qindra palestinezë janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe kolonialistëve izraelit në gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar. Dhuna është ndarë nga sulmi i forcave ushtarake izraelite në Gaza, ku janë rreth 27 mijë palestinezë të vrarë.

“Unë, Joseph R Biden Jr, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konstatoj se situata në Bregun Perëndimor – veçanërisht nivelet e larta të dhunës së kolonialistëve ekstremistë, zhvendosjet e detyruara të njerëzve e fshatrave dhe shkatërrimi i pronave – ka arritur nivele të patolerueshme dhe përbën një kërcënim serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e Bregut Perëndimor dhe Gazës, Izraelit dhe rajonit më të gjerë të Lindjes së Mesme”, thuhet në urdhër.

Në një njoftim të Kongresit, Biden tha se veprimet e tilla të kolonialistëve ekstremistë izraelit janë të jashtëzakonshme dhe janë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve.