Premiera “Në Përballje me Vdekjen” ngjitet nesër në skenën e Teatrit të Tetovës
Nesër në Teatrin e Tetovës, me fillim nga ora 18:00, regjisorja Afërdita Nuhiji do të shfaqë premierën e veprës “Heshtjen e Strindbergut dhe takimin e tij me fjalët e Shekspirit”, “Në Përballje me Vdekjen”. Kjo vepër vjen për të sjellë në dialog dy zëra të mëdhenj letrarë August Strindberg dhe William Shakespeare dhe për të eksploruar çfarë mund të lindë kur heshtja përballet me fjalën, shkruan Portalb.mk.
Hasim Memishi drejtori Teatrit të Tetovës sot në konferencë për media tha se përpos projektit “Në përballje me vdekjen” pritet të shfaqen edhe dy premiera të tjera.
“Pas mbarimit të festivalit, vazhdojmë me projektin e radhës “Në përballje me vdekjen, pas këtij projekti, teatri do të ketë edhe dy premiera të tjera, një shfaqje për fëmijë dhe një shfaqje për të rritur të përkrahura nga Komuna e Tetovës”, tha Memishi Sopi.
Regjisorja Afërdita Nuhiji në konferencë për media tha se kjo shfaqje ja vlen të shikohet sepse ka një tematikë që përballet me fenomenin tonë aktual.
“Procesi ka qenë shumë i mirë, shumë i këndshëm. Kemi pasë proces jo shumë të gjatë realisht ka qenë një muaj e gjysëm periudha e caktuar e provave përgjithësisht. Unë uroj që kjo shfaqje të ketë shumë jetëgjatësi sepse vërtëtë ja vlenë të shikohet, është një tematikë që përballet e fenomenin tonë aktual që e kemi, dhe uroj që kjo shfaqje të shëtis sa më shumë”, tha Nuhiji.
Aktori Blerim Ismani tha se çdo kush do ta sheh veten në këtë shfaqje.
“Shfaqja është dramë socio-ekonomike dhe flet për raportet mes prindit dhe fëmijës, dhe deri ku mund të mbërrijë një prind për mirëqenien e fëmijëve të vet. Cdo kush do ta sheh veten në këtë shfaqje”, tha Ismani.
Në shfaqje luajnë aktorët: Sami Mustafa në rolin e Petros, Petrit Neziri në rolin e Antonios, Mia Kantardzieva në rolin e Anneté, Arta Zejneli në rolin e Adelé, Sheqerie Ilazinë rolin e Theressé dhe Blerim Ismani në rolin e zoti Durant.