Premiera e shfaqjes “Ëndërr evropiane”, nesër dhe pasnesër në skenën e Teatrit të Tetovës

Më 22 dhe 23 qershor, me fillim prej orës 20, në Teatrin e Tetovës do të luhet premiera e shfaqjes “Ëndërr evropiane” me autor të Jeton Nezirajt dhe regjistore Blerta Neziraj.

“Ëndrra evropiane” është rrëfim tragji-komik për një ëndërr të dështuar. Peeri, personazhi i kësaj drame, i udhëhequr nga shpresa për jetë më të mirë dhe të lumtur, niset për të kërkuar ta ardhmen në “parajsën” e quajtur Evropë. Ajo që ndodhë me këtë të ri gjatë udhëtimit emigrues, i shpalos përvojat e shumë desperadove të rinj, të cilët çdo vit, të mbushur me shpresë për një jetë ndryshe përtej kufijve, e lëshojnë atdheun e tyre. Në atdheun e tyre të ri, ata shpeshherë ndihen të keqtrajtuar nga autoritetet, të izoluar e të papërfshirë në shoqëri dhe me ndjenjë nostalgjie për shtëpinë e të parëve. Kështu që, jo rrallëherë ëndrra për një jetë më të mirë u bëhet një makth i vërtetë.

Në dëshirën e tyre për t’u pranuar në rrethin e ri, ata shpesh bien viktima të shokëve të këqij, të cilët ua ofrojnë “sigurinë e munguar”. Peer, personazhi kryesor i kësaj drame, e gjen veten të respektuar në një grup shqiptarësh, të cilët ia tregojnë atij shkathtësitë kriminale dhe i garantojnë siguri. Aventurat e tij, nëpër vende të ndryshme të Evropës, janë ecje nëpër ‘teh të thikës’; mes dëshirës për të pasur një jetë normale, mes prirjeve të tija prej një gangsteri dhe mes atij rrethi armiqësor ndaj të huajve.

Por, pavarësisht seriozitetit të temës, në fund, publiku e lë shfaqjen jo vetëm i merakosur dhe kuptimplotë, por edhe i argëtuar në mënyrë të përsosur.

Interpretojnë: 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑩𝒖𝒓𝒉𝒂𝒏 𝑨𝒎𝒊𝒕𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊, 𝑳𝒊𝒏𝒅𝒂 𝑺𝒉𝒂𝒃𝒂𝒏𝒊, 𝑴𝒆𝒓𝒊𝒕𝒂 𝑳𝒊𝒎𝒂𝒏𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑺𝒉𝒌𝒖𝒎𝒃𝒊𝒏 𝒁𝒆𝒒𝒊𝒓𝒊.

Koreograf: 𝑮𝒋𝒆𝒓𝒈𝒋 𝑷𝒓𝒆𝒗𝒂𝒛𝒊

Kompozitor: 𝑻𝒐𝒎𝒐𝒓 𝑲𝒖𝒄̧𝒊

Kostumograf: 𝑩𝒍𝒂𝒈𝒐𝒋 𝑴𝒊𝒄𝒆𝒗𝒔𝒌𝒊

Skenograf: 𝑴𝒆𝒏𝒕𝒐𝒓 𝑩𝒆𝒓𝒊𝒔𝒉𝒂

Dizajn i dritave: 𝑴𝒖𝒓𝒔𝒆𝒍 𝑩𝒆𝒌𝒕𝒆𝒔𝒉𝒊

Inspicient: 𝑵𝒂𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒌𝒖𝒑𝒊

Rekuiziter: 𝑵𝒆𝒙𝒉𝒎𝒊 𝑴𝒆𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖

Dekorater: 𝑨𝒔𝒊𝒑 𝑺𝒂𝒅𝒊𝒌𝒖, 𝑿𝒉𝒆𝒎𝒂𝒍 𝑽𝒆𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑰𝒓𝒂𝒋𝒆𝒕 𝑩𝒂𝒋𝒓𝒂𝒎𝒊, 𝑯𝒚𝒔𝒆𝒊𝒏 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊

Ndriçues: 𝑹𝒖𝒔𝒉𝒂𝒏 𝑯𝒂𝒎𝒊𝒕𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒛𝒂𝒕 𝑱𝒂𝒌𝒖𝒑𝒊

Zërimi: 𝑹𝒂𝒌𝒊𝒑 𝑰𝒅𝒓𝒊𝒛𝒊

Grimere: 𝑩𝒆𝒓𝒊𝒓𝒂 𝑺𝒖𝒍𝒆𝒋𝒎𝒂𝒏𝒊

Floktar: 𝑺𝒉𝒂𝒃𝒂𝒏 𝑨𝒎𝒆𝒕𝒊