Prej sot Armata e RMV-së është pasuruar me 120 nënoficerë të rinj dhe 150 ushtarë profesionistë

Sot në kazermën “Alekso Damnievski Bauman” në Veles është mbajtur ceremoni solemne për avancimin e 120 nënoficerëve dhe betimi solemn i 150 ushtarëve profesionistë. Në ceremoni morën pjesë dhe folën ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Azim Nuredin, transmeton Portalb.mk.

Pjesëtarët e armatës nga radhët e ushtarëve profesionistë, të cilët tashmë kanë kaluar tre muaj trajnim nënoficer në Komandën e stërvitjes dhe doktrinës, sot janë avancuar në gradën e parë të nënoficerit dhe ushtarët e rinj profesionistë kanë bërë betimin.

Ministrja Sllavjanka Petrovska u tha nënoficerëve të rinj se kushdo që i bashkohet profesionit ushtarak ka një mision unik, t’i shërbejë atdheut dhe popullit të tij sepse profesioni ushtarak paraqet një sakrificë të madhe por edhe nderin më të lartë dhe të veshësh uniformën e një shteti anëtar të NATO ka një përgjegjësi shtesë.

“Ju falënderoj dhe ju përgëzoj të gjithëve, që na keni bërë krenarë si komb dhe si institucion dhe që jeni inkurajimi dhe frymëzimi ynë për të vazhduar përballimin e sfidave të kohës që jetojmë dhe arkitekturës së re të sigurisë. Është e vërtetë se çdo gjeneratë ka luftën e vet, por është gjithashtu e vërtetë se vitet e fundit janë ndoshta koha e sfidave më të mëdha me të cilat është përballur bota në shtatëdhjetë vitet e fundit”, tha Petrovska duke shtuar se mësimi dhe përmirësimi personal nuk duhet të ndalet kurrë.

Ministri theksoi se ndërtimi i qëndrueshmërisë si një nga konceptet kyçe të Aleancës së NATO-s duhet të fillojë gjithmonë me një shembull personal, duke shtuar se gatishmëria për të reaguar shpejt, me efikasitet dhe vendosmëri ndaj çdo situate tregon në fakt gatishmërinë tonë për të mbrojtur vlerat që ndajmë dhe të mbrojë shtetin dhe qytetarët.

“Prandaj, pavarësisht sfidave me të cilat po përballet shoqëria jonë, si ministre gjithmonë bëj përpjekje shtesë për të përmirësuar ushtrinë në tërësi, por sigurisht edhe cilësinë e jetës së çdo individi në të. Në një periudhë relativisht të shkurtër kohore kemi mundësuar dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes, prokurimin e pajisjeve dhe armatimeve moderne, rindërtimin dhe rivitalizimin e objekteve dhe infrastrukturës me interes strategjik dhe mbi të gjitha thelluam lidhjet me aleatët, shkëmbimin e përvojave dhe organizimin e stërvitjeve të përbashkëta”, nënvizoi Petrovska.

Zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Azim Nuredin, duke u uruar zhvillim të suksesshëm profesional nënoficerëve të rinj dhe ushtarëve profesionistë të saporekrutuar, u tha që të kryejnë mirë obligimet dhe detyrat e tyre në të ardhmen, për të përfaqësuar Ushtrinë dhe vendin.

Në këtë ceremoni u nderuan tre nënoficerët më të mirë, rreshter Dimçe Vakadinski, rreshter Filip Angelovski, rreshter Aleksandar Trajkoviq.

Me rastin e paraqitjes së nënoficerëve të rinj dhe betimit solemn të ushtarëve profesionistë, në ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të Komandës Operative, gjeneral Mirçe Gjorgoski, përfaqësues nga kabineti i presidentit, komandantët e njësive të Armatës, përfaqësues nga Komanda e stërvitjes dhe doktrinës, të afërm dhe miq të ushtarëve profesionistë dhe nënoficerëve të sapo zgjedhur.

Kujtojmë se ARM-ja është furnizuar me 32 automjete të lehta të blinduara JLTV, dhe në pajtueshmëri me planin duhet të arrijnë gjatë vitit 2024.

“Në Ministri dhe Armatë tanimë dihet se si do tí shfrytëzojmë mjetet për vitin e ardhshëm. Furnizimet e JLTV, në të Strajkerëve, marrëveshjet që i kemi nënshkruar vitin e kaluar me Turqinë për furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundërajrore, me Çekinë për remont të dy helikopterëve të cilët tanimë i kemi dhe të cilët do të shfrytëzohen derisa nuk arrijnë helikopterët e rinj për të cilët procedura tanimë është në fund, procedurat janë disavjeçare pasi që janë shuma të mëdha financiare që të paguhen më shumë vite”, njoftoi Petrovska në fund të muajit qershor të këtij viti.