Petrovska: Janë furnizuar 32 automjete të blinduara, do të blejmë edhe 8 helikopterë

Gjatë procesit të modernizimit të Armatës janë shumë të rëndësishme dy segmente – fillimisht është e rëndësishme të keni plan stabil i cili është i qëndrueshëm dhe mund të realizohet dhe e dyta të keni financim përkatës, gjegjësisht buxhetim. Në rastin me mbrojtjen kjo është fakt”, theksoi në një intervistë për TV24, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, njofton Portalb.mk.

“Dokumentet strategjike ku saktë janë të theksuara planet për atë se cili segment i Armatës do të zhvillohet në afatet përkatëse, tanimë ekziston edhe zbatim sipas planit, a ajo do të ketë dhe buxhetim përkatës, që ka munguar përpara vitit 2018-të. Ekziston një vrimë serioze në dhjetëra vite kur në mbrojtje nuk ka pasur investime të mëdha, që nuk është rast nga viti 2018-të e këtej. Rritja e buxhetit çdo vit për ndonjë zë buxhetor, na ka sjellë deri aty që këtë vit kemi 1,85% nga BVP, mjete të cilat i janë ndarë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës me qëllim që sipas planeve vitin e ardhshëm ajo përqindje të arrijë në 2%”, tha Petrovska.

Për pajisjet tanimë të furnizuara, ministrja theksoi se ka arritur në gjithsej 32 automjete të lehta të blinduara JLTV, në pajtueshmëri me planin duhet të arrijnë gjatë vitit 2024, ndërkaq informoi edhe për rrjedhën e furnizimeve të llojeve tjera të pajisjes.

“Në Ministri dhe Armatë tanimë dihet se si do tí shfrytëzojmë mjetet për vitin e ardhshëm. Furnizimet e JLTV, në të Strajkerëve, marrëveshjet që i kemi nënshkruar vitin e kaluar me Turqinë për furnizimin e sistemeve për mbrojtje kundërajrore, me Çekinë për remont të dy helikopterëve të cilët tanimë i kemi dhe të cilët do të shfrytëzohen derisa nuk arrijnë helikopterët e rinj për të cilët procedura tanimë është në fund, procedurat janë disavjeçare pasi që janë shuma të mëdha financiare që të paguhen më shumë vite”, tha Petrovska.

Në lidhje me gatishmërinë luftarake dhe tatimet e pajisjeve, ministrja Petrovska e ka përsëritur qëndrimin se çdo vendim për donacion të pajisjeve miratohet në bazë të mendimit pozitiv nga trupi profesional, gjegjësisht Shtabi i Përgjithshëm i Armatës .