Policia privoi nga liria një banor të Tetovës, ngjyrosi me të kuqe targat dhe vendosi flesherë
Policia në Terovëka ndaluar një drejtues automjeti për shkelje të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestruan targat, të cilat i kishte ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, ndërsa rasti po dokumentohet për procedura të mëtejshme ligjore, transmeton Portalb.mk.
“Më 25.09.2025 në orën 16:40, për shkak kryerjes së kundërvajtjeve në komunikacion sipas nenit 139, pika 11, nenit 36, pika 5 të Ligjit për Automjete dhe nenit 225, pika 9 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, nëpunës policorë nga Njësia Policore Tearcë ndaluan R.L. (56) nga Tetova, i cili po drejtonte një automjet pasagjerësh ,,Mercedes” me targa të Tetovës. Atij iu sekuestruan targat e ndryshuara dhe sinjalet e vëna ndriçuese – flesherët, ndërsa pas dokumentimit të rastit, do t’i përgatiten parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi procedura për zbatimin e targave të kuqe dhe të verdha në veturat zyrtare. Masa mbulon të gjitha automjetet në pronësi të shtetit – automjetet qeveritare, automjetet komunale, automjetet e ndërmarrjeve publike. Me ndryshimet në rregullore, ato për qëllime specifike, siç janë disa nga automjetet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK) dhe disa nga automjetet e Ministrisë së Brendshme, përjashtohen nga detyrimi për të ndryshuar targat.