Policia e RMV-së e arrestoi një bos të drogës, filloi procedura për konfiskimin e mallrave deri 600 mijë euro (VIDEO)

Policia e Maqedonisë së Veriut, me urdhër të Prokurorisë, ka kryer bastisje në tre vende të Shkupi, ku ka arrestuar 45 vjeçarin për trafikim me lëndët narkotike, transmeton Portalb.mk.

“Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup janë kryer hulumtime kriminalistike nga shtatori i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024 për 45 vjeçarin R.K. nga Shkupi, i cili më herët ishte gjykuar dhe dënuar me 15 vjet burg për shitje të drogës”, raportoi Policia.

Ai dyshohet për shitblerje të kokainës, heroinës dhe marihuanës, dëshmi të cilat janë kapur edhe gjatë bastisjes së sotme në tre vende.

“Gjatë bastisjet janë kapur tri peshore, në pjesën afariste janë kapur 21 kompjuterë me monitor dhe pajisje gejmingu, pajisje të ndryshme kompjuterike në vlerë prej 120 mijë euro, për çka dyshohet se janë blerë me para nga shitja e drogës”, raportoi Policia.

Prokuroria ka paralajmëruar që deri te Gjykata Themelore Penale në Shkup do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuarit, ndërkohë do të realizohet edhe hetim financiar dhe ndjekjen e procedurave për konfiskimin e mallrave.