Policia e Maqedonisë së Veriut arrestoi dy persona për ndezje zjarri

Sot në mesditë, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona për ndezje të zjarrit në hapësirë të hapur, transmeton Portalb.mk.

Policia gjatë kontrollës kishe hetuar tym të zi, në vendin ku dy personat kishin ndezur kabllot pranë barit të thatë, midis Kadinos dhe Milladinovcit.

Në vendin e ngjarjes është arrestuar 39 vjeçari I.B. dhe 31 vjeçari A.B., ndaj të cilëve do të ngritet kallëzim penal.

Qendra për Menaxhim me Kriza u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe sjellje të përgjegjshme, veçanërisht në kushte të temperaturave të larta dhe motit të thatë, me qëllim të parandalimit të zjarreve të mëtejshme dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. 

Edhe përkundër përpjekjeve institucionale, në RMV ende ka zjarre aktiveQeveria ka miratuar një vendim ku shpalli gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh.