Sulmuan shoferin e autobusit dhe një polic, u arrestuan tre tifozë

Tre tifozë janë arrestuar në afërsi të Demir Hisarit, pasi kanë sulmuar fizikisht shoferin e një autobusi dhe një polic. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), të arrestuarit janë pjesë e grupeve të tifozëve “Vojvodi” nga Tetova dhe “Komiti” nga Shkupi, transmeton Portalb.mk.

“Më 21.11.2026, në orën 16:00, në afërsi të fshatit Slepçe, në rajonin e Demir Hisarit, zyrtarët policorë nga NJPB Demir Hisar i kanë privuar nga liria N.P. (31) nga Tetova, F.N. (28) nga Tetova dhe B.M. (39) nga Shkupi. Sipas njoftimit, ata ishin pjesë e grupeve të tifozëve ‘Vojvodi’ nga Tetova dhe ‘Komiti’ nga Shkupi, me ç’rast kishin sulmuar fizikisht shoferin e njërit prej autobusëve që i transportonin, si dhe një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga MPB-ja njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.