Policia e Kosovës me aksion në një depo afër stacionit në Leposaviq, dyshohet se ka armë

Policia e Kosovës është duke kryer një aksion në një depo afër stacionit, në të cilën dyshohet se ka armë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“E konfirmoj. Midis operacionit jemi”, tha Elshani, njofton Klankosova.tv.

Deri në këto momente, nuk dihet për më shumë detaje rreth këtij operacioni.