BE miratoi paketën prej 3.5 milionë euro ndihmë humanitare për Afganistanin

Pas tërmetit vdekjeprurës në Afganistanin Perëndimor në fundjavë, BE-ja do të sigurojë ndihmën e parë humanitare urgjente prej 3.5 milionë euro për të adresuar nevojat më urgjente të popullsisë së prekur, raporton ABC. Nga kjo shumë, 2.5 milionë euro do të shkojnë për partnerët humanitar që tashmë po operojnë në terren duke ofruar ndihmë.

Përveç kësaj, BE-ja po ofron 1 milion euro ndihmë në natyrë nga rezervat e veta të ndihmave humanitare në Dubai përmes Kapacitetit Evropian të Veprimit Humanitar.

Artikujt e strehimit, tendat dimërore, sendet e higjienës personale dhe furnizime të tjera janë në dispozicion të partnerëve tanë humanitar, në varësi të nevojave të tyre në terren, dhe janë gati për t’u dorëzuar përmes një fluturimi të ri ajror humanitar të BE-së.

Deri më tani, me këtë transport ajror janë kryer tashmë 31 fluturime, i fundit prej të cilëve ka mbërritur në Afganistan më 7 tetor.

Kjo ndihmë e re i shtohet 89 milionë eurove të ndihmës humanitare të akorduara tashmë në vitin 2023 për organizatat humanitare në vend. Ndihma humanitare e BE-së në Afganistan kanalizohet vetëm përmes partnerëve tanë humanitar në terren.