Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale

Maqedonia e Veriut gjatë muajin korrik ka harxhuar energji elektrike në vlerë prej 483 722 MWh, derisa pjesa më e madhe e energjisë prodhohet në vend nga termocentralet, transmeton Portalb.mk.

“Në korrik 2023, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 483 722 МWh energji elektrike, 28.789 mil. nm3 gaz natyror, 335 319 ton qymyr dhe 99 448 ton produkte nafte”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më shumë energji prodhohet nga termocentralet (37.3 %), termocentralet e kombinuara (29.3 %), hidrocentralet (28.8 %), turbinat e erës (2.9 %), panelet solare (1.1 %) dhe bimët biogaz (0.7%).

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 96.4% të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike”, sqarojnë nga Enti, duke theksuar që 95.3 % e qymyrit shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike në termocentrale.