Pesë zjarre vazhdojnë të jenë aktive në Maqedoninë e Veriut 

Në territorin e shtetit janë evidentuar gjithsej 27 zjarre, prej të cilëve sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza: 5 janë aktive, 4 janë nën kontroll dhe 18 janë të shuara, transmeton Portalb.mk

Zjarret aktive: 

  1. Komunat Vasillevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Nivichinë, në malin Golem Goten dhe malet e Maleševës (pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët); 
  2. Komuna e Prilepit – fsh. Beshishte, vendi i quajtur Kodra Beshishtës (pyll i përzier); 
  3. Komuna e Zhelinës – ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar); 
  4. Komuna e Shtipit – fsh. Dragoevë dhe fsh. Sellcë (pyll i ulët me drurë frutorë dhe bar i thatë); 
  5. Komuna e Brodit2 – ndërmjet fsh. Lokvicë dhe fsh. Krapë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët). 

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.

Edhe viteve të fundit gjatë periudhës së verës vendi është përballur me shumë zjarre në pyje.

Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).