Pesë arrestime për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u arrestuan pesë persona për dhunë në familje, si rezultat i tetë raportimeve në 24 orët e fundit në stacionet policore, transmeton Portalb.mk.

Policia në Kërçovë e arrestoi 40 vjeçaren J.S. pasi e kishte sulmuar vajzën e tij, ndërsa në Kumanovë u arrestua 34 vjeçari nën dyshimet se e ka sulmuar ish-bashkëshorten, ndërsa për kërcënim ndaj bashkëshortes u arrestua 53 vjeçari në Manastir.

Policia në Çair e arrestoi 38 vjeçarin B.P. nga Çairi nën dyshimet se e ka sulmuar njerkun 76 vjeçar, ndërsa 46 vjeçari B.M. po Çair u arrestua nën dyshimet se ka sulmuar djalin e tij.

Në stacione policore janë raportuar edhe tri raste të ndryshme ku dyshohet se ka pasur dhunë familjare në Prilep, Veles dhe Shkup.

Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën. 

Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.