Përveç Shkupit, Manastiri ka më shumë ordinanca stomatologjike, ndërsa Tetova ka më shumë stomatologë

Manastiri, përveç Shkupit, nga numri i ordinancave stomatologjike mbetet qendra më e madhe stomatologjike në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, është pak përpara Tetovës, ku numri i stomatologëve është më i lartë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk

Qyteti i cili me vite njihej për vizitat e shpeshta te dentistët nga shtetasit grekë dhe punëtorët migrantë gjatë verës, sipas Raportit për Shëndet të Popullsisë të përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik, në vitin 2021 numëronte 83 ordinanca dentare në rrjetin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësor dhe 18 jashtë tij, ose gjithsej 101. Tetova, nga ana tjetër, ka 84 ordinanca të lidhura me Fondin të Sigurimeve Shëndetësor, por vetëm katër jashtë rrjetit. Kjo do të thotë se në Manastir gjenden rreth tetë përqind e numrit të përgjithshëm të ordinancave të tilla në vend, nga të cilat janë 1.166 në rrjet dhe 157 ordinanca jashtë rrjetit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Më shumë ordinanca janë të regjistruara në Shkup edhe atë 332 në rrjet dhe 80 jashtë rrjetit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Përfaqësim më të vogël të ordinancave stomatologjike ka në Demir Kapi, Makedonska Kamenica Kratovë, Kriva Pallankë, Pehçevë dhe Bogdanci. Në 17 qytete, përfshirë Berovën, Vinicën, Vallandovën e të tjera, nuk ka asnjë ordinancë të regjistruar jashtë rrjetit të Fondit.

Sipas kësaj, mund të konstatohet se profesioni i stomatologjisë mbetet më i zhvilluar në komunat më të mëdha që ndodhen afër kufirit, gjë që tregon zhvillimin e turizmit shëndetësor.

Në vitin 2021 më shumë stomatologë ka pasur në Shkup, gjegjësisht 1,160, në vendin e dytë  është Tetova me 235, që është për 19 stomatologë/doktorë të mjekësisë stomatologjike më shumë se në vitin 2020. Manastiri është në vendin e tretë me gjithsej 206, pesë më shumë se në vitin 2020.

Sipas kufirit të moshës, në nivel shtetëror ka vetëm një specialist nën moshën 30 vjeç. Mbi 65 vjeç në vitin 2022 kanë punuar 50 specialistë kryesisht në specializimin e ortodontisë. Numri më i madh i specialistëve sipas kufirit të moshës është prej 51 deri në 60 vjeç.