Përmes një tuneli synohet një dalje e re ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në kantierin e lotit 3 të aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, raporton ABC.

Ndër të tjera, ajo ka njoftuar se synojnë një dalje të re në Maqedoninë e Veriut, përmes një tuneli.

Sakaq, Balluku ka theksuar se me Bypass-in e Elbasanit do të kemi shumë benefite, siç është ai kryesori, zhvillimi i ekonomisë.

“Duhet të kemi parasysh që në momentin që ne flasim këtu ka reshje dhe nuk jemi në kushtet atmosferike më të mira.

Ajo që është e rëndësishme dhe që duhet thënë, është që tashmë ne kemi një ndihmë për Portin e Durrësit dhe Portin e Strugës. Tashmë Bypass-i i Elbasanit ka një sër benefitesh, për shembulli, nuk mund të ndërtohet Formula 1, pasi jeni në përfundim sepse kemi mbyllur kontratat të gjitha”, tha ndër të tjera ministrja.

Ndërsa inxhinieri shtoi: “Nga diskutimet që kemi pasur me palën e Maqedonisë së Veriut do të kemi një datë se kur do të hapet. Mendoj që është dhe mënyra e mirë, pasi përveç kostove financiare, shkurton dhe kohën. Këtu kemi një kontratë 12-mujore, deri tani nuk kemi pasur shpronsime”.

Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut, në disa fshatra të Gostivarit kanë filluar reagimet e qytetarëve rreth (nën)vlerësimit të tokës së shpronësuar për ndërtimin e Korridorit 8.

Ndryshe, më 27 tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 195-të solli vendime për aprovim të projekteve urbanistike për akset rrugore Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani, të cilët janë pjesë e Korridorit 8.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë. Projekti pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027.