Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën 221 miratoi njëzëri nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për masat restriktive dhe ligje të tjera. Kjo nismë do të dërgohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Tekstet e dy ligjeve të reja të propozuara për shkollën e mesme dhe arsimin profesional, u miratuan në këtë seancë. Këto ishin propozim i Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Përmes këtyre ndryshimeve pritet që nxënësit në të njëjtën kohë të ndjekin mësimin dhe të lehtëson (vetë)punësimin e tyre.

U miratua Strategjia nacionale për shëndetin mental të të rinjve për periudhën 2024-2026, ndërkohë u miratua edhe Strategjia për kapital njerëzor të RMV-së për periudhën 2024-2030. Ky është propozim i Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale. Fokusi i Strategjisë për kapital njerëzor është arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale.