Për tre vjet pritet rekonstruktimi i Sallës Universale në Shkup, premtoi ministrja e kulturës

Ministria për Kulturë në Maqedoninë e Veriut sot shënoi fillimin e punimeve në rekonstruktimin e Sallës Universale ne Shkup, duke premtuar që punimet pritet të përfundojnë për tre vjet, transmeton Portalb.mk.

“Janë siguruar mjetet financiare, para një jave është shpallur prokurim publik për mbikëqyrjen e Fazës së dytë përmes tenderit ndërkombëtar, që do të thotë edhe ajo kur të mbaron, do të vazhdohet me punë. Nënkuptohet që tre  vjet është më shumë se e mjaftueshme që objekti të jetë gati edhe t’ia kthejmë Qytetit të Shkupit, që përsëri të jenë nën kompetencën e tij”, deklaroi ministrja Kostadinovska – Stojçevska.

Ministria e Kulturës, përmes një Marrëveshje me Qytetin e Shkupit, i ka marrën kompetencat nga ky institucion. Ministrja vlerësoi që ky objekt është simbol i Shkupit.

Salla universale në Shkup. Foto nga Ministria e Kulturës.
Salla universale në Shkup. Foto nga Ministria e Kulturës.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 8 dhjetor ka zhvilluar seancën 204-t. Në këtë seancë gjithashtu u vendos që Ministria e Kulturës të rinovon Sallën Universale, një e drejtë e bartur nga Qyteti i Shkupit. Ministria e Kulturës mjetet për rinovimin e Sallës Universale do t’i siguron përmes shfrytëzuesve buxhetor nga viti 2024, 2025 dhe 2026.

Kujtojmë se më 20 korrik të këtij viti, me 26 vota “për”, Këshilli i Qytetit të Shkupit pranoi iniciativën për dorëzimin e përkohshëm të letrave kredenciale për rindërtimin e Sallës Universale në Ministrinë e Kulturës.

Salla universale ka 7 vite që nuk punon. Ka filluar të rinovohet në shtator të vitit 2021 në mandatin e ish-kryetarit Petre Shilegov me paratë e siguruara nga Qeveria. Por, pas marrjes së detyrës nga Danela Arsovska, punimet ndërtimore u ndërprenë. Danella akuzoi kryesinë e kaluar të qytetit se është fajtore që nuk po ndërtohet salla e koncerteve sepse kanë bërë një projekt të pasigurt.