Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e sotme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka zhvilluar seancën 204-t. Në këtë seancë gjithashtu u vendos që Ministria e Kulturës të renovon Sallën Universale, një e drejtë e bartur nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Kulturës mjetet për rinovimin e Sallës Universale do t’i siguron përmes shfrytëzuesve buxhetor nga viti 2024, 2025 dhe 2026.

U miratuan edhe propozim-ndryshimet e Ligjit për sport për ndihma direkte shtetërore në sport. Teksti është propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Përmes këtij ligji mundësohet ndihma direkte ndaj federatave të sportit, klubeve dhe sportistët nga sportet olimpike dhe joolimpike.

Me propozim të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, janë miratuar tekstet e disa ligjeve për reformën e administratës publike në përputhje me standardet evropiane.

Qeveria në këtë seancë ka miratuar Strategjinë për zhvillimin e transparencës përmes Planit Aksional 2023-2026.

Në këtë seancë u miratua edhe teksti për Propozim-ligjin për falje.