Janë siguruar paratë, rinovimi i Sallës Universale pritet të fillojë javën e ardhshme, paralajmëroi ministrja

Ministrja për kulturë në Maqedoninë e Veriut, Bisera Kostandinovska – Stojçevska, ka njoftuar që mjetet dhe dokumentet për Sallën Universale janë siguruar dhe mund të fillohet me rekonstruktimin, transmeton Portalb.mk.

“Ministria për Kulture ka zgjedhur rrugën e vështirë, por e ka mbaruar procesin dhe rekonstruktimi mund të fillojë javën e ardhshme”, deklarojnë nga Ministria e Kulturës në lidhje me projektin për rekonstruktimin e Sallës Universale.

Ajo theksoi që janë grumbulluar të gjitha dokumentet e nevojshme për finalizimin e proceseve administrative.

“Procesi ka mbaruar, dhe javën e ardhshme realizuesi do të mund të fillojë me pastrim dhe me punë. Paratë janë siguruar dhe rekonstruktimi mund të fillojë”, deklaroi ministrja Bisera Kostandinovska – Stojvçevska.

Ministrja sqaroi që tani pritet vetëm nënshkrimi i garancisë bankare.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 8 dhjetor ka zhvilluar seancën 204-t. Në këtë seancë gjithashtu u vendos që Ministria e Kulturës të rinovon Sallën Universale, një e drejtë e bartur nga Qyteti i Shkupit. Ministria e Kulturës mjetet për rinovimin e Sallës Universale do t’i siguron përmes shfrytëzuesve buxhetor nga viti 2024, 2025 dhe 2026.

Kujtojmë se më 20 korrik të këtij viti, me 26 vota “për”, Këshilli i Qytetit të Shkupit pranoi iniciativën për dorëzimin e përkohshëm të letrave kredenciale për rindërtimin e Sallës Universale në Ministrinë e Kulturës.

Salla universale ka 7 vite që nuk punon. Ka filluar të rinovohet në shtator të vitit 2021 në mandatin e ish-kryetarit Petre Shilegov me paratë e siguruara nga Qeveria. Por, pas marrjes së detyrës nga Danela Arsovska, punimet ndërtimore u ndërprenë. Denalla akuzoi kryesinë e kaluar të qytetit se është fajtore që nuk po ndërtohet salla e koncerteve sepse kanë bërë një projekt të pasigurt.