Për Barcelonën nuk është i paprekshëm, Chelsea vëzhgoi nga afër mbrojtësin francez
Në fund të sezonit të kaluar, mbrojtësi i Barcelonës, Jules Kounde, u lidh me një largim në merkaton e verës, pasi ishte mjaft i zhgënjyher që po luante jashtë pozicionit të tij natyral. Përsëri këtë sezon, ai ka qenë më shpesh një mbrojtës krahu se sa një qendërmbrojtës, raporton ABC.
Chelsea thuhet se ishte në ndeshjen mes Napolit dhe Barcelonës për të ndjekur nga afër mbrojtësin francez, por gjithashtu edhe për Victor Osimhen.
Kounde u transferue te katalanasit për 50 milionë euro, duke refuzuar një shumë më të madhe nga Chelsea, por nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit spanjoll. Duke folur për “The Daily Briefing”, Matteo Moretto ka pranuar se Barcelona do të ishte e gatshmë të bënte biznes për mbrojtësin 25-vjeçar gjatë merkatos së verës.
Kounde shihet edhe si një opsion i mirë sakrifikimi për të rregulluar arkat e klubit të Barcelonës.