Pas mbylljes së merkatos dhe respektimit të balancës financiare, Napoli ka rikthyer vëmendjen te kampionati dhe rinovimet e kontratave, raporton Klan. Klubi po punon për zgjatjen e marrëveshjeve me disa prej titullarëve, mes tyre McTominay, Anguissa dhe Lobotka.
Ndërkohë, situata më e favorizuar lidhet me Amir Rrahmanin. Mbrojtësi i Kosovës konsiderohet një pikë fikse në repartin difensiv dhe një nga lojtarët më të qëndrueshëm të skuadrës.
Prej kohësh, drejtuesit e Napolit kanë gjetur një akord me përfaqësuesit e tij. Marrëveshja parashikon zgjatjen e kontratës deri në vitin 2029.
Aktualisht pritet vetëm hedhja e firmave për ta bërë zyrtar rinovimin. Rinovimi i Rrahmanit shihet si prioritet në strategjinë e klubit për vazhdimësinë e skuadrës.