Sulmuesi i Kombëtares shqiptare përfundoi në radarët e dy klubeve të Serie A

E ardhmja e Armando Broja pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në merkaton e verës, teksa interesimi nga klubet e Serie A vijon të mbetet i fortë, raporton TopChannel.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka kaluar një sezon të vështirë me Burnley, ku në 23 paraqitje në Premier League ka arritur të shënojë vetëm një gol. Realizimi i vetëm i tij daton më 20 dhjetor, në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth.

Pavarësisht statistikave modeste, Broja mbetet një profil interesant në treg dhe mund të largohet sërish në formë huazimi gjatë verës. Interes për të kishin shfaqur më herët Parma dhe Udinese, ndërsa emri i tij vijon të jetë në listat e këtyre klubeve.