Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut u arrestuan gjashtë persona për dhunë familjare
Policia e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar arrestimin e qytetarëve që dyshohet për dhunë në familje, ashtu që Brenda 24 orëve janë realizuar gjashtë arrestime, transmeton Portalb.mk.
Një 33 vjeçar nga Çuper Sandeva u arrestua pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten, nja 42 vjeçar nga Kumanova u arrestua pasi e kishte sulmuar gjyshin 85 vjeçar, ndërsa 67 vjeçari nga Ohri u arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten 61 vjeçare. Po në Ohër dhe për arsye të njëjta u arrestua dibrani M.I. Në një fshat të Manastirit u arrestua 50 vjeçari I.K. për sjellje agresive dhe kërcënim ndaj bashkëshortes.
“Nëpunës policorë nga SPB Kumanovë privuan nga liria A. Q. (43) dhe motrën e saj E. Q. (20), të dyja nga Kumanova, duke vepruar pas denoncimit paraprak se në një shtëpi familjare në Kumanovë kishin sulmuar fizikisht bashkëshorten e babait të tyre të ndjerë”, raportoi Policia.
Në Polici ishte raportuar edhe një 26 vjeçar nën dyshimet se e ka kërcënuar përmes telefonit bashkëshorten 18 vjeçare nga Tetova.
Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën.
Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.
- LEXO: Jovanovski u la në paraburgim në mënyrë që provat në lidhje me abuzimin e Ivanës dhe vajzës të mund të mblidheshin pa pengesa
- LEXO: Vdekja tragjike e nënës dhe vajzës në Shkup, paraburgim 48 orë për të dyshuarin kryesor
- LEXO: Toshkovski: Viktima raportoi dhunë dje, por më pas e hoqi denoncimin, bashkëshorti i saj u provua me urdhër gojor
- LEXO: Tragjedia në Karposh: Është ndaluar një person, Prokuroria nisi hetimet për vdekjen e nënës dhe fëmijës