Pasoja nga reshjet e shiut në Tetovë, u hap edhe rruga për në Brodec

Për shkak reshjeve të shiut, sot në mesditë u bllokua rruga për në Brodec. Reshjet e shiut pasoja kanë krijuar edhe në disa pjesë tjera të qytetit, për çka kanë intervenuar edhe autoritetet komunale, transmeton Portalb.mk.

“Është pastruar dhe liruar për qarkullim rruga nga fshati malor Shipkovic deri në Brodec”, njoftoi Komuna e Tetovës, duke falënderuar Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve në Komunën e Tetovës, duke e vlerësuar intervenimin e tyre si të menjëhershëm.

Komuna falënderoi këtë Njësitë edhe për intervenimet në pjesë tjera brenda qytetit, ku ka pasur dëme të mëdha, kryesisht nga thyerja e druve.