Pasdite në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar dhjetë zjarre aktive

Qendra për Menaxhimin me Kriza ka njoftuar që në gjithë Maqedoninë e Veriut janë dhjetë zjarre aktive që gjenden në disa komuna, transmeton Portalb.mk.

“Gjendja me zjarret në hapësirë të hapur deri në orën 18:00

Gjatë ditës, në territorin e R. së Maqedonisë janë evidentuar gjithsej 20 zjarre deri në ora 18:00, prej të cilave: 10 aktive, 5 nën kontroll dhe 5 të shuar”, sqaroi Qendra.

Zjarret aktive gjenden në Vasilevë, Prilep (2), Brod, Zhelinë, Kriva Pallankë, Kamenicë, Çashkë, Ilinden dhe Renjsë.

Zjarret aktive janë në Staro Nagoriçan, Brod, Shtip, Karbincë dhe Kërçovë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, njoftoi që Çekia ka dërguar helikopter kundërzjarr, ndërsa Sllovenia dërgoi një ekip me 50 zjarrfikës. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskisot (28 korrik) deklaroi se është aktivizuar Mekanizmi Evropian për ndihma, por është vështirë pasi edhe në vendet të tjera janë përhapur zjarret.

Ngjashëm si vitet e kaluara, edhe këtë vit Maqedonia e Veriut përballet me shumë zjarre në pyje. Madje, në vitin 2024, 126 zjarre pyjore dogjën mbi 94.000 hektarë në Maqedoni, që është pothuajse aq sa dhjetë vitet e mëparshme së bashku, sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS).

Kujtojmë dhe se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.